​Ish-trajneri i Stoke tregon se si është ta stërvitësh Xherdan Shaqirin

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 15:14 | Nga

Për mesfushorin e Liverpoolit, Xherdan Shaqirin, është diskutuar shumë gjatë këtij viti. 26- vjeçari ra nga Premierliga sezonin e kaluar me ish-skuadrën e tij, Stoke Cityt, pastaj udhëtoi në Rusi me Kombëtaren e Zvicrës për Kupën e Botës, si dhe gjatë verës u transferua në Liverpool për 15 milionë euro.
Ai konsiderohej si një transferim shumë i suksesshëm dhe i lirë për Liverpoolin dhe pritej që ai të ishte zëvendësues për Sadio Manen, Mohamed Salahun dhe Roberto Firminon, të cilët sezonin e kaluar detyroheshin të luanin pothuajse në cdo ndeshje, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, jo të gjithë ishin të kënaqur me transferimin e tij në Liverpool. Shumica e kritikave për Shaqirin erdhën nga ish-bashkëlojtari i tij, Charlie Adam, dhe legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville.

Por tani, ish-trajneri i tij në Stoke City, Paul Lambert, i ka dalë atij në mbrojtje. Sipas tij, kritikat ndaj Shaqirit janë të padrejta dhe ai ishte i mrekullueshëm për skuadrën e tij.

“Në përgjithësi, ai i kishte tetë gola dhe shtatë asiste, ose diçka e tillë. Ai ishte i mrekullueshëm për mua”, ka thënë Lambert.

“Njerëzit thonë: “Ai kurrë nuk u angazhua në mbrojtje”, por dëgjoni, nëse ai është duke krijuar raste në pjesën e fundit të fushës, atëherë ai po të ofron mundësi për fitore. 15 ndeshje, asnjëherë nuk e pata asnjë problem”.

“Ishte e mrekullueshme të punoj me të, kurrë nuk e kisha asnjë problem me të sa i përket mungesës së punës, mundit dhe dëshirës, po tregohem i sinqertë”.

“Nuk mund të diskutoj për ata që Shaqiri ka bërë për ne. Ai ishte një lojtar i mrekullueshëm, asnjëherë nuk shqetësohesha për të. Gjithmonë mendoj se ky lloj i lojtarëve kanë temperament më të keq, por nuk po e kritikoj për këtë gjë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme