​Kapen me 2.6kg marihuanë, tre të arrestuar

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

​Janë arrestuar dy të dyshuar të komuniteti ashkali në pikën kufitare ‘Kulla’, pasi që gjatë kontrollimit të automjetit-autobus, në një çantë, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, ku policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë me peshë të përgjithshme 2609 gramë (2 kg. e 609 gramë) nga të dyshuarit.

Në lidhje me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, ndërsa gjatë bastisjes së shtëpive të dy të dyshuarve të parë, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 13.55 gram substanca narkotike të dyshuara si marihuanë.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme