Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa janë 573 mijë e 312 qytetarë të cilët janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK njoftoi për dy raste të vdekjes, dhe 38 raste të reja që rezultuan pozitivë me COVID-19.
Aktualisht në vend janë 1 mijë e 895 raste aktive me koronavirus.