​Një i vdekur dhe një i plagosur në Viti

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 11:31 | Nga

Një ngjarje tragjike në rrethana të dyshimta, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Budrikë të Epërme të Vitisë, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Ky rast me elemente të vdekjes së dyshimtë, ka nisur të hetohet nga Policia e Kosovës në Gjilan.

Rastin për Plus Tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Dyshohet për një vdekje e dyshimtë si pasojë e përdorimit të armës aksidentalisht në një lokal atje, dhe ku një person tjetër ka mbetur i plagosur”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, i plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njësitë përkatëse policore janë duke kryer hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Televizioni nga burimet e veta ka mësuar se personi që humbi mbrëmë jetën në rrethana akoma të dyshimta, është një 24- vjeçar nga fshati Remnik i Vitisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme