Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Mesut Ozil, ishte dorëzuar nga ëndrra për t’u bërë futbollist për tre muaj, pasi që i pëlqente të luante pingpong më shumë.
Mesfushori i Arsenalit ka zbuluar se ai mund të mos kishte qenë fare futbollist pasi që kur kishte qenë fëmijë, e kishte lënë futbollit për tre muaj, për të luajtur pingpong.
“Unë isha i mirë edhe në pingpong. Luaja në shkollë dhe kur isha 11 apo 12-vjeçar, e lashë futbollin për rreth tre muaj sepse më pëlqente të shumë të luaja pingpong”, ka thënë 30-vjeçari.
“Isha në ekipin e shkollës për pingpong dhe fitoja kundër të gjithë garuesve të tjerë. Pastaj, unë luaja kundër trajnerit, por ai ishte shumë i mirë dhe më mposhte. Megjithatë, unë e shijoja me të vërtetë”.
“Nuk do të them se nuk më pëlqente më futbolli, por thjesht, në atë moment, argëtohesha më shumë duke luajtur pingpong. Gjatë atyre tre muajve, e kuptova se duhet t’i kthehesha futbollit”.
“Kjo pasi që vetëm pas tre muajve, e kuptova se kjo është nuk është diçka që dua ta bëjë në të ardhmen. Më mungonte futbollist jashtëzakonisht shumë”.
Talenti i mesfushorit gjerman me origjinë turke ishte vënë në dyshim për pjesën më të madhe të këtij sezoni, mirëpo kur iu dha mundësia, ne ndeshjen e së mërkurës, kundër Bournemouth, për ta dëshmuar veten, ai tregoi se çfarë mund të bëjë.
Për dallim nga shumica e ndeshjeve të tjera të këtij sezoni, Ozili ishte pjesë e formacionit të parë të Arsenalit dhe mesfushori e shpërbleu trajnerin Unai Emery për besimin, duke shënuar qysh në minutën e katërt të ndeshjes.