Ministria gjermane e Punëve të Jashtme promovon fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë për aderim në BE.
“Hapja e negociatave për aderim do të ishte një sinjal inkurajues për njerëzit, veçanërisht për të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoni”, tha ministri gjerman i Shtetit, Michael Roth për gazetën “Welt am Sonntag”.
“Megjithatë, rruga për të hyrë në BE është e gjatë dhe për çdo hap ka kushte të qarta. Pra çështja e fillimit të negociatave për aderim nuk është një çështje për aderim të menjëhershëm, por hapi i parë i një rruge të gjatë”, deklaroi ai.
“Rëndësia gjeopolitike e Ballkanit Perëndimor shpesh herë nënvleftësohet. Bëhej fjalë për një stabilizim dhe demokratizim të rajonit, nevojitet niveli i duhur i inkurajimit dhe kushteve të qarta”, thotë Roth.
Ka rezistencë në lidhje me negociatat për aderim nga palët në Union. Krerët e Shteteve dhe Qeverive të Këshillit Evropian kërkojnë të vendosin në lidhje me këtë çështje në samitin që do të zhvillohet në qershor.