Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 16 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 24 të tjerë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-Covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-Covid.