Tre persona të panjohur me veturën e tyre i kanë bllokuar rrugën një personi në fshatin Shkabaj në Prishtinë, dhe nën kërcënim të armës duke i dëmtuar veturën i kanë grabitur portofolin me dokumente personale.
Rasti ka ndodhur mbrëmë derisa viktima ishte në lëvizje dhe është ndalur nën urë.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa e cila veturë është gjetur e djegur në hyrje të autostradës.
Vetura e djegur dhe vetura e viktimës janë konfiskuar për ekzaminime forenzike. Nuk raportohet për të lënduar.
Po në Prishtinë, një vajzë ka raportuar se derisa ka qenë në lokal, një pëson i panjohur i maskuar dhe armatosur ka tentuar të hyj në lokalin e saj.
I dyshuari pasi nuk ka arritur ta kryej veprën është larguar në drejtim të panjohur.
Kurse, në Fushë Kosovë, një person ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në lokal, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armës duke i thyer xhamin e lokalit dhe nga aty kanë grabitur një sasi të cigareve. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë. Nuk raportohet për të lënduar.