Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe avokatët e tij do të paguajnë më shumë se 937,000 dollarë për padinë e ngritur ndaj ish-sekretares së Shtetit Hillary Clinton mbi pretendimet se zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ishin manipuluar.
“Kjo çështje nuk duhet të ishte ngritur kurrë. Si pretendim ligjor ishte i papërshtatshëm që në fillim. Asnjë avokat i arsyeshëm nuk do ta kishte ngritur këtë padi”, shprehet gjykatësiJohn Middlebrooks.
Trump paditi Klintonin, kandidaten demokrate për presidente gjatë vitit 2016, duke pretenduar se ajo dhe demokratë të tjerë kërkuan të manipulonin zgjedhjet duke akuzuar në mënyrë të padrejtë fushatën e tij për lidhje me Rusinë.
Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi të rizgjidhej në post në vitin 2020, por u mund nga demokrati Joe Biden. Pas fitores së Biden ai ngriti pretendime për vërtetësinë e rezultateve të atyre zgjedhjeve.