Arlotto Mainardi (1396–1484) ishte një prift italian, i njohur për shakatë dhe aforizmat e tij.
Sjellim disa nga thëniet e tij, të cilat iu kanë mbijetuar shekujve:
Fol vetëm atëherë kur heshtja s’të bën më punë.
Nëse jeton sipas nevojave, kurrë s’do të jesh i varfër; nëse jeton sipas qejfit, kurrë s’do të jesh i pasur. Se nevojat plotësohen me pak, ndërsa qejfi nuk ka fund.
Nëse dëshiron që i lirë të jesh, mos kërko çfarë s’mund të kesh.
Kush nga fati i mirë nuk mrekullohet, nga fatkeqësia nuk pikëllohet.
Triumfi është i atyre që mund të mëkatojnë e nuk mëkatojnë.
Njeriu nuk bëhet i pasur duke zotëruar shumë gjëra, por duke dëshiruar pak.
Dëmi më i madh është humbja e kohës.
Mos ia thuaj sekretet e tua atij që nuk di të mbajë të vetat.
Ha e pi për të jetuar mirë, por mos jeto për të ngrënë e pirë.
Më mirë të kemi një armik të vërtetë sesa një mik të rremë.