10 arsye pse Gjermania ra në Kazan

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 12:38 | Nga

Që kur në Botëror është futur faza e grupeve, Gjermania kishte kaluar gjithmonë. Por këtë herë jo.

Kampionët e botës në fuqi i thanë lamtumirë Kupës së Botës, njëlloj siç kishte ndodhur me Italinë dhe Spanjën në tre kompeticionet e fundit. Low e dinte.

“Duhet të ndryshojmë pasi fituam Kupën e Botës, Italia dhe Spanja u përpoqën të ktheheshin me të njëjtën skuadër, por dështuan”, pat thënë trajneri gjerman herë pas here pasi kapi qiellin me dorë në vitin 2014, transmeton TCH.

Por tranzicioni i butë që ai kërkoi të bënte, i mbeti në duar, pasi “Die Mannschaft” këtë herë dështoi keq, më keq se kurrë më parë…

Më poshtë ju rendisim 10 arsyet e këtij dështimi.

1. Mbrojtje e brishtë me Hummels dhe Boateng: Vetëm Egjipti (16) dhe Koreja e Jugut (15) kanë pësuar më shumë godditje në portë se sa skuadra gjermane. Dy qendërmbrojtësit e Bayern shfaqnin dobësitë e tyre sa herë që iu duhej të ktheheshin pas. Shumë vuajtje.

2. Mungesa e Sane: Lojtari i ri më i mirë i Premier League u la jashtë skuadre nga Loë, por ka qenë pikërisht shpejtësia dhe fantazia e tij që i mungoi skuadrës në të tri ndeshjet.

3. Nuk ka më një Klose përpara: Gjermanisë i mungoi një goleador edhe në kualifikuese. Muller dhe Sandro Wagner (ky i fundit i pa grumbulluar) shënuan nga 5 gola secili në fazën kualifikuese. U besua te Werner, por ai luajti mirë vetëm kur u spostua në krah të majtë…

4. Varësi nga Kimmich: Mbrojtësi i djathtë i Bayern ishte lojtari me më shumë asist në kualifikuese. Gjermania u mësua shpesh duke i zgjidhur ndeshjet falë tij, por kundërshtarët mbajtën shënim hapsirat që ai linte mbrapa duke dalë aq shpesh në sulm.

5. Kroos i vetmuar: E gjithë përgjegjësia për të lujtur topin i binte yllit të Real Madrid. Shpesh ai mbetej në të njëjtën vijë me dy qendërmbrojtësit, ndërsa tre mesfushorët e avancuar rrinin në afër zonës kundërshtare dhe nuk afroheshin për të marrë topin. Çka e bënte lojën e Gjermanisë tepër të parashikueshme.

6. Probleme jashtë fushe: Përgatitjet e Botërorit nisën keq për Gjermaninë. Polemikat për fotot e Gundogan dhe Özil me presidentin turk Erdogan prishi qetësinë në kampin gjerman. Tifozë e ish-lojtarë kërkuan përjashtimin e tyre.

8. Forma e dobët fizike: Dukej sikur të gjithë lojtarët gjermanë kishin pasur probleme para nisjes së turneut. Në fakt kjo u pa që në ndeshjet miqësore para nisjes së Botërorit, por gjermanët menduan se do të nderyshonte gjithçka sapo gjërat të bëheshin serioze. Nuk ndodhi kështu.

9. Özil dhe Müller, çfarë dështimi: Dy lojtarët veteranë që duhet të tërhiqnin skuadrën drejt suksesit. Të dy dështuan keq. Müller vinte me 10 gola nga dy Botërorët paraardhës por as nuk iu afrua golit këtë herë, ndërsa Özil vazhdoi formën e dobët që ka treguar gjithë sezonin tek Arsenal.

10. Paqartësia e Löw: Trajneri i qëndroi shumë besnik kampionëve të botës së vitit 2014. Provoi të ulte në stol Özil dhe Khedirën, pastaj i riktheu dhe largoi Müller. Tha që Brandt ishte më i mirë se Sane, por i dha shumë pak hapësirë. Shkurt, asgjë nuk funksionoi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme