10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

Prishtinë | 14 Sht 2023 | 07:21 | Nga Jennifer Cohen

Shfrytëzoni këto 10 këshilla çdo ditë.

Cilësia e jetës është aq e rëndësishme sa gjatësia e saj. Shumica e njerëzve kanë problem në balancimin e këtyre dyjave, dhe zgjidhjet e lehta dhe të shpejta të problemeve shpesh kërkojnë më shumë ndryshime në stilin e jetesës. Por, njerëzit e shëndetshëm janë në gjendje të shfrytëzojnë çdo ditë në maksimum. Filloni të kopjoni shprehitë e tyre duke ndjekur 10 shprehitë e përbashkëta të atyre njerëzve:

Ata bëjnë ushtrime

Kjo mund të jetë e dukshme, por njerëzit me të vërtetë të shëndetshëm nuk kanë pse të jenë sportistë profesionalë. Edhe ushtrimet për 20 minuta në ditë mund të kenë përfitime shëndetësore. Një studim i fundit i publikuar në faqen e British Medical Journal tregoi se aktiviteti i rregullt fizik ishte i lidhur fuqishëm me gjatësinë e jetës së dikujt, duke shtuar një mesatare prej dy vitesh në krahasim me dikë i cili ka bërë një jetesë pasive.

Ata praktikojnë jogan
Përderisa ushtrimet e ndryshme dhe aktivitetet e fitnesit funksionojnë për njerëzit e ndryshëm, joga në veçanti është e njohur për përfitimet shëndetësore tek njerëzit. Në një studim të postuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, joga është treguar se zvogëlon dhimbjet e shpinës dhe përmirëson funksionet, duke zvogëluar presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, dhe madje mund të ndihmojë në lirimin e ankthit dhe depresionit.

Ata e vlerësojnë gjumin

Në të njëjtën mënyrë si aspektet e joga-s, gjumi është i rëndësishëm për një jetë të shëndetshme. Përderisa të gjithë kanë një ide ndryshe se çfarë bën një gjumë të mirë, gjumi i mjaftueshëm siguron se një person është i gatshëm dhe vigjilent për ditën në vazhdim. Njëlloj e rëndësishme si sasia e kohës është përpuithja në rutinën e gjumit.

Ata bëjnë prioritet marrëdhëniet e tyre

Njerëzit e shoqërueshëm janë më të lumtur, dhe jo sepse shokët e bëjnë jetën më interesante. Studime të shumta kanë dëshmuar se posedimi i një rrjeti të fuqishëm shoqëror ndihmon në zvogëlimin e stresit dhe iu jep mundësi njerëzve të ballafaqohen me situata stresuese. Mbështetja shoqërore është një mekanizëm i rëndësishëm i përballjes.

Ata pinë shumë ujë

Një pjesë e madhe e trupit tonë përbëhet nga uji, dhe uji ndihmon në bartjen e vitaminave dhe shtesave thelbësore për organet dhe nxjerr toksinat nga trupi. Kur njerëzit dehidrohen, ata lodhen dhe humbasin energjinë. Për këtë arsye, pirja e mjaftueshme e ujit është një aspekt i rëndësishëm i një jetese të shëndetshme. Shumica e ekspertëve rekomandojnë tetë gota në ditë, por ai numër mund të ndryshojë në bazë të numrit të ushqimeve të cilat përmbajnë ujë të cilat një person i konsumon dhe sasia e kohës që ata ushtrojnë.

Ata janë pozitivë

Fokusimi në situata negative ose dështime vetëm ngjall pesimizëm. Njerëzit e shëndetshëm janë praktikë, por gjithashtu janë në gjendje të ngriten në këmbë pas një pengese. Hapi i parë i kësaj është të mbani një mendje pozitive.

Ata qëndrojnë larg pajisjeve

Njerëzit e shëndetshëm janë shpesh yje në punën e tyre, por ata gjithashtu e dinë rëndësinë e shkëputjes. Shumë kohë e kaluar para ekraneve nuk është një shprehi e shëndetshme. Të paktën, njerëzit të cilët presin një orë në mes të zgjimit dhe kontrollimit të telefonit të tyre kanë një ditë më të fokusuar dhe më të kthjellët.

Ata hanë rregullisht mëngjes

Një mëngjes i shëndetshëm do ju pajisë me energjinë e nevojshme për të kaluar ditën. Por, jo çdo mëngjes përgatitet njësoj. Sigurohuni të filloni ditën me ushqime me proteina.

Ata mbajnë ditar

Ditari nuk është vetëm për tinejxherët dhe shkenca pajtohet me këtë. Shkruajtja në një ditar ditor është dëshmuar se ndez kreativitetin dhe vetëbesimin. Një raport i fundit nga Universiteti i Victoria tregoi një lidhje në mes të të shkruarit të rregullt dhe inteligjencës së rritur, sepse iu jep mundësi njerëzve të zgjerojnë fjalorin e tyre. Përveç kësaj, kjo iu ndihmon njerëzve të arrijnë qëllimet dhe të tejkalojnë situatat stresuese.

Ata zgjohen herët

Zgjimi herët iu jep kohë të përmbushni detyra të vogla por të rëndësishme. Diçka e thjeshtë si përgatitja e shtratit tuaj çdo mëngjes ju jep një ndjenjë të arritjes, dhe ajo ndjenjë qëndron me ju gjatë gjithë ditës. (Entrepreneur)

(Jennifer Cohen është kryeshefja Ekzekutive e No Gym Required, një kompani e cila ndihmon individët dhe organizatat të krijojnë strategji të thjeshta për të rritur produktivitetin dhe suksesin e tyre përmes shëndetit dhe mirëqenies. Ajo është gjithashtu autorja e librave më të shitur No Gym Required dhe Strong is the New Skinny dhe së fundmi u emërua në Top 100 e njerëzvë më me ndikim në Shëndet dhe Fitnes)

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme