Të mësuarit e një gjuhe të huaj,nuk është aspak e lehtë. Duhet thënë se disa janë më të lehta për tu mësuar se të tjerat. Në këtë listë po ju prezantojmë gjuhët më komplekse, që mësimi i tyre do të ishte një ndërmarrje e vështirë.
10. Sanskritishtja
E nisim me Sanskritishten, një gjuhë që konsiderohet e shenjtë për hinduzimin dhe budizmin. Është një gjuhë antike, që përbëhet pikërisht nga tekstet e shenjta, por edhe nga tekstet më të rëndësishme të këtyre feve dhe kulturave. Gjithashtu ajo ka rregulla të ndryshme nga gjuhët moderne dhe është e vështirë për tu mësuar. Jo vetëm për faktin se ajo nuk është folur nga njerëzit, por vetëm në kishë, e në latinisht, dhe se tekstet e shenjta, nuk janë të lehta për tu kuptuar. Duhen vite e vite të jetës, për ta mësuar dhe këtë gjë pak e arrijnë.
9. Kroatishtja
Nëse mendoni se komunikimi me qytetarët kroatë është një gjë e lehtë, duhet ta mendoni sërish një gjë të tillë. Kroatishtja moderne, në fakt është një gjuhë që përdor shkronjat latine dhe ato cirilike. Edhe nëse një person e njeh mirë latinishten dhe ciriliken, do të kishte një problem me interpretimin e shkrimit. Kjo e bën gjuhën të vështirë për tu mësuar.
8. Hungarishtja
Hungarishtja është një gjuhë që flitet në Hungari dhe në shumë vende fqinje të Evropës lindore. Historia ka treguar se hungarishtja ka pasur shumë ndikime nga latinishtja dhe Ballkani. Rezultati është një gjuhë hibride, mes origjinës latine dhe asaj ruse. Për këtë arsye, është mjaft komplekse për tu mësuar dhe madje as hungarezët nuk e kuptojnë shumë mirë. Shumë prej tyre flasin në anglisht për të komunikuar më mirë.
7. Galishtja
Edhe pse tani vendet që prej vitesh janë pjesë e Britanisë së Bashkuar, si Skocia, ku gjuha më e përdorur është anglishtja, në shumë pjesë të vendit, sidomos në ato rurale, flitet akoma galishtja. Bëhet fjalë për një gjuhë antike, praktikisht e mbetur e pandikuar nga historia. Për këtë arsye ka rregulla gramatikore, tërësisht të ndara nga gjuhët që njihen sot.
6. Japonishtja
Ka shumë njerëz që e admirojnë kulturën japoneze dhe që përpiqen të mëzojnë gjuhën e tyre. Problemi është se kjo është një gjuhë ekstremisht komplekse për shkak të tre sistemeve të ndryshme shkrimi (Kanji, Hiragana e Katakana) dhe një sistem numerik me dy thekse të ndryshme. E folura në këtë gjuhë është e ndryshme nëse flitet në familje, me miqtë, me të moshuarit, me femrat, me meshkujt apo me fëmijët.
5. Shqipja
Gjuha shqipe futet në ato të vështirat për tu mësuar. Shumë prej fjalëve janë të vështira për tu shqiptar nga të huajt. Gjuha jonë shqipe është një gjuhë indoevropiane dhe flitet në Kosovë, Shqipëri, në Republikën e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Fakti që është e vështirë për tu mësuar, e bën këtë gjuhë pak të folur. Ajo flitet vetëm nga shqiptarët.
4. Tajlandishtja
Vështirësia më e madhe për të mësuar këtë gjuhë është se është praktikisht e pamundur për ta shkruar. Shkronjat janë pothuajse të gjitha të njëjta dhe ndryshojnë nga njëra-tjetra nga diferenca minimale. Një gabim i vogël në shkronjë, do të ndryshonte kuptimin e fjalës. Domethënë, shkrimi është më shumë një gjë artistike. Kjo e bën pothuajse të pamundur për tu mësuar nga të huajt.
3. Vietnamezja
Vietnamezja është një gjuhë vërtetë e vështirë për tu mësuar, sepse ka ndikime nga gjuhët perëndimore dhe lindore. Fjalori vietnamez ka të përbashkëta dhe ka marrë shumë nga alfabeti kinez , por fjalori i përdorur sot në Vietnam është latin me diakritikë shtesë për thekset dhe disa shkronja.
2. Arabishtja
Arabishtja është gjuhë shumë e vështirë për tu mësuar. Gjuha siç e njohim ne sot, ka lindur në formën e klasike arabe në shekullin e gjashtë, për të arritur sot si arabishte moderne. Problemi i kësaj gjuhe është se nuk ka një zyrtare, por çdo popullsi në Arabi flet të ndryshme. Me pak fjalë, edhe pasi të mësoni këtë gjuhë, do të jenë shumë pak njerëz me të cilët ju do të jeni në gjendje të komunikoni.
1. Kinezçja
Pikërisht se është gjuha më e folur në botë, sepse përveç Kinës flitet në Tajvan dhe Singapor, ajo është një nga më të komplikuar për të mësuar. Arsyeja është e ngjashme me atë të gjuhës arabe, sepse edhe në Kinë ka variacione të ndryshme, shkruan shqip. Jo vetëm se këtu ka vetëm shkronja por edhe idiograma, simbole që nuk do të thotë A ose B, por “shtëpi” ose “Kopshti”, dhe kjo e bën atë shumë më të vështirë për ata që vijnë nga jashtë, shkruan noa.al.