10 kamionë me ndihma kalojnë nga Egjipti në Gaza përmes pikëkalimit kyç kufitar

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Dhjetë kamionë me ndihma kaluan procedurat e inspektimit në pikën kufitare Rafah, ndërsa u pritën nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në anën e Gazës.

“Sot morëm 10 kamionë nga vëllezërit tanë në Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane përmes kalimit Rafah, me furnizime ushqimore dhe nevoja mjekësore. Numri i përgjithshëm i kamionëve të pranuar deri më tani ka arritur në 94, ndërsa karburantet nuk janë lejuar ende të hyjnë”,njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Ushtria izraelite tha të dielën se pret që më shumë kamionë me ndihma të fillojnë të hyjnë në Gaza së shpejti, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme