1. Bëj një dush. Edhe nëse nuk do, apo nëse ndihesh mirë shtrirë në shtrat, çohu dhe shko të lahesh nëdush. Do të çlirohesh nga gjithë energjia negative e grumbulluar gjatë ecurisë së një dite.
2. Hidh parfumin tënd më të mirë dhe mos harro buzëkuqin e preferuar. Këto detaje do të japin më tepër besim tek vetja.
3. Vish veshjet më të bukura. Mos prit për një rast të veçantë për të veshur atë që të bën të ndihesh mirëdhe në harmoni me gjendjen tënde të brendshme shpirtërore.
4. Dil nga shtëpia, edhe nëse nuk ke për të vizituar askënd. Vendosi zinxhirin qenit dhe dil. Nuk ke qen? Merr një libër dhe dil në parkun më të afërt. Ose ulu në heshtje dhe shijo qetësinë dhe bukuritë e natyrës.
5. Buzëqesh çdo ditë, derisa të të bëhet një zakon. Kush të rrethon, me siguri do të përgjigjet me njëbuzëqeshje. Kjo është mënyra më e mirë për ta bërë ditën më të bukur.
6. Plotësoji vetes një dëshirë që e ke menduar prej kohësh. Ti meriton të jesh i/e lumtur dhe askush nuk ka për ta menduar për këtë gjë, më mirë se sa vetë ti për veten.
7. Duaje veten tënde! Shihe veten në pasqyrë me respekt dhe qetësi. Nëse nuk ke asgjë të këndshme për t’i thënë vetes, më mirë mos fol. Mëso ta respektosh veten, pavarësisht peshës së lartë, gjatësisë, apo celulitit.
8. Kujtohu që gjithçka kalon. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Lëri lotët të rrjedhin, por mos u kap pas dhimbjes. Nesër ke për ta vënë re se pavarësisht lëndimeve, do të shërohesh.
9. Largoje nga jeta jote çdo person që të ka lënduar, apo që të ka bërë të ndihesh keq. Mos u var tek ta dhe nëse ndikojnë në humorin tënd, mëso të thuash “Jo” e të largohesh prej tyre.
10. Qëndro me ata që të bëjnë të ëndërrosh, që të bëjnë të përmirësohesh, që shohin tek ti gjithë cilësitëmë të mira dhe të bëjnë të ndihesh i/e lumtur.