Sipas disa statistikave të nxjerra nga studime, mendohet një mesatare prej 3.7 % rritje për pagat.
Është parashikuar se fitimet më të mëdha do të jenë për punonjësit e teknologjisë, paga e të cilëve pritet të rritet me 5.2%.
Rritja e pagave sipas sektorëve:
- Teknologjia – 5.2%
- Kreativitet dhe Marketing – 3.9%
- Llogari dhe Financë – 3.4%
- Administrim dhe suport – 3.3%
- Fusha ligjore – 2.6%
10 punët që do të kenë rritje kërkese dhe rritje page në 2015:
- Zhvilluesit e programeve në pajisjet telefonike (mobile) – rritje prej 9.5 %, paga: 93.000$-132.000$.
- Shef i sigurisë – rritje prej 7%, paga: 38.000$-218.750$.
- Arkitekt i të dhënave – rritje prej 6%, paga: 111,000$ –149,750$.
- Dizenjues i pajisjeve telefonike (mobile) – rritje prej 5.3 %, paga: 70,000$ –98,500$.
- Avokatët (me më shumë se 10 vite eksperiencë) – rritje prej 4.9 %, paga: 136,750$-192,500$
- Menaxher i Auditit të Brendshëm (kompani të mëdha) – rritje prej 4.8 %, paga: 105,500$ –146,000$.
- Analist i sistemit të biznesit (kompani të mëdha) – rritje 4.7 %, paga: 105,250$ –124,250$.
- Përfaqësues i shërbimeve me klientin (1-3 vite eksperiencë) – rritje 4.1 %, paga: 43,000$ –52,750 $.
- Llogaritar i kompanisë – rritje 3.3 %, paga: 44,000$–58,500$.
- Planifikues i strategjisë së përmbajtjes – rritje 2.9 %, paga: 69,500$ –89,500$.