Nëse i bëni këto gjëra, atëherë të jeni të sigurt se jeni më shumë elastik sesa mesatarja.
Nëse i bëni këto gjëra, atëherë të jeni të sigurt se jeni më shumë elastik sesa mesatarja.
1. Ju balancon emocionin dhe logjikën
Ju nuk mund të merrni vendime të mira pa pakëz emocion, por nuk mundet as të merrni vendime të mira me shumë emocion. Elastiku i vërtetë godet në ekuilibrin e vërtetë. Njerëzit e fuqishëm mendërisht e kuptojnë sesi emocionet e tyre mund të influencojnë të menduarin e tyre. Në një përpjekje për të marrë vendimet më të mira të mundshme, ata i balancojnë emocionet me llogjikën.
2. I përshtateni ndryshimit
Ndryshimi është një konstante. Ky realitet nuk streson ata që janë me të vërtetë të fuqishëm mendërisht. Njerëzit e fuqishëm mendërisht e dinë se ndryshimi, megjithëse nuk është i rehatshëm, është i tolerueshëm. Ata e fokusojnë energjinë e tyre në përshtatjen me ndryshimin, dhe jo rezistencën ndaj tij.
3. Përballeni me frikërat tuaja
Çdokush ndien frikë dhe jo çdokush prej tyre duhet të mposhtet, por ata njerëz më elastikë mes nesh përpiqen të përballen me frikën që i frenon.
4. Mësoni prej gabimeve që bëni
Mos i justifikoni ato. Mos u fshihni prej tyre. Mësoni prej tyre. Kjo është ajo që bëjnë njerëzit e fuqishëm mendërisht.
5. Ekuilibroni vetë-pranimin me vetë-përmirësimin
Njerëzit e fuqishëm mendërisht e pranojnë vetveten për atë që janë, ndërsa në të njëjtën kohë e njohin nevojën që kanë për zhvillim dhe përmirësim personal.
6. Festoni suksesin e të tjerëve
Nëse ju me të vërtetë ndjeheni i fuqishëm, nuk asgjë për t’u frikësuar kur të tjerët ia dalin – në fakt, ka një arsye të madhe për të festuar. Njerëzit mendërisht të fuqishëm nuk ndihen sikur suksesi i njerëzve të tjerë i zbeh disi arritjet e tyre. Kështu nëse kuptoni që ndjesitë tuaja të zilisë janë duke u zbehur, merreni atë si një shenjë të mirë, që elasticiteti juaj është duke u përmirësuar.
7. Jetoni sipas vlerave tuaja
Njerëzit e fuqishëm mendërisht marrin vendime me lehtësi relative, për arsye se ata i kuptojnë prioritetet e tyre dhe jetojnë sipas vlerave të tyre.
8. Nuk është nevoja që duhet të keni arritje, për t’u ndjerë mirë me vetveten
Është e natyrshme të ndihesh mirë kur arrin sukses dhe keq kur dështon, por njerëzit mendërisht të fuqishëm nuk i lejojnë ngritjet e uljet e jetës, të ndërhyjnë në vetëvlerësimin e tyre. Njerëzit e fuqishëm mendërisht ndihen mirë rreth vetes, qoftë nëse humbasin, qoftë nëse fitojnë. Herën tjetër që jeta ju godet, vini re se sa thellë ndikon tek ju kjo gjë. Nëse e përballoni lehtësisht, pa u ndjerë keq me veten, atëherë urime! Ka të ngjarë të keni arritur një shkallë të lartë të fuqisë mendore.
9. Ju shprehni mirënjohje
Është e lehtë të vështrosh rrotull dhe të shikosh gjërat që të mungojnë, por njerëzit mendërisht të fuqishëm zgjedhin të përqëndrojnë vëmendjen e tyre në gjërat që ata kanë – dhe ndihen me të vërtetë mirënjohës për to. Apo jo?
10. Nuk përpiqeni të fshehni dobësinë
Jo vetëm që përpjekja për të maskuar dobësinë të çon dëm energjitë, ajo gjithashtu ka më pak të ngjarë t’ju shtyjë të përpiqeni për të bërë përpirësime. Ndërsa shumë njerëz punojnë shumë të fshehin dobësitë e tyre, njerëzit e fuqishëm mendërisht i investojnë energjitë e tyre në përmirësimin e dobësive.