10 vendet më të mira në botë për të punuar dhe për të bërë biznes

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Deri sa vendet e mëdha luftojnë për dominimin ekonomik, kombet më të vogla mund të jenë në të vërtetë vende më efektive për njerëzit për të punuar dhe për të bërë biznes.

Kështu thuhet në raportin “World Competitive Ranking 2020“, prezantuar nga Institute for Management Development (IMD), përcjell Telegrafi.

Sipas dokumentit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë shënuar një rënie të fortë në vitin 2020, pasi tensionet e vazhdueshme tregtare vijojnë të peshojnë në pozicionin e tyre ndërkombëtar, duke ua lënë vendin ekonomive më të vogla.

Për të dytin vit me radhë, Singapori ruan vendin e parë ndërsa Danimarka është ngjitur për 6 pozita që gjendet në vendin e dytë.

Në listën e top pesë vendeve gjendet Zvicra, Holanda 4 dhe Hong-Kongun. Kurse SHBA gjendet në vendin e 10-të, ndërsa Kina në atë të 20-të.

Ky raport i përvitshëm i rendit vendet në bazë të katër kritereve kyçe: ecuria e ekonomisë, eficenca e qeverisë, eficenca e biznesit dhe infrastruktura.

Pra, ndërthurja e të dhënave lokale dhe ndërkombëtare, si dhe një sondazh me 5,866 drejtues, i rendit më pas 63 vende mbi bazën e këtyre kritereve, për të përcaktuar vendin më të mirë për të bërë biznes dhe vendet që kanë më shumë gjasa të kultivojnë prosperitetin.

Raporti thotë se Singapori e ka ruajtur vendin e parë falë ecurisë së qëndrueshme ekonomike, lidhjeve të forta tregtare dhe shkallës së lartë të punësimit. Edhe sistemi i avancuar arsimor dhe infrastrukturat teknologjike kanë luajtur rolin e tyre pozitiv, përcjell Telegrafi.

Përveç ekonomisë së fortë, Danimarka vlerësohet mirë edhe për tregun e punës, si dhe sistemin shëndetësor dhe arsimor, ndërsa Zvicra spikati në mënyrë mbresëlënëse për infrastrukturën shkencore.

Vendet me ecuri të mirë këtë vit ishin Tajvani, Kina, Finlanda dhe Austria, kurse Mbretëria e Bashkuar është ngjitur me katër pozita. Kurse, Gjermania, Australia, Spanja dhe India mbeten të qëndrueshme me bazë vjetore.

Klasifikimet e IMD-së, të nisura që prej vitit 1989, vlerësojnë 63 ekonomi duke u mbështetur mbi qindra tregues. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme