Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Luksemburgut: Gjyqtarët të mos ndikohen nga politika

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 11:38 | Nga Norë Kelemendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Jean Claude Wiwinius, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Luksemburgut, tha se gjyqtarët duhet të jenë të lirë që të kryejnë punën e tyre, duke mos u ndikuar dhe penguar nga asnjë institucion apo organ tjetër, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri në ditën e dytë të konferencës për nder të shënimit të jubileut të 10-të të Gjykatës Kushtetuese.

“E keni një gjykatë të re 10 vjeçare. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë një efekt relativ të zgjeruar dhe ky efekt është i zgjeruar që lënda nuk i referohet Gjykatës Kushtetuese nëse i është përgjigjur të njëjtës lëndë në një vendin paraprak”.

“Gjyqtarët më të vjetër në moshë të dy rendeve juridiksionale caktohen të jenë si kryetarë të kushtetueses. Duke pasur parasysh madhësinë e vogël e vendit tonë, gjyqtarët tonë kanë një rol të dyfishtë ata i kanë pozitat si gjyqtarë juridiksional, por edhe administrativ dhe ky rol i dyfishtë është një pasurim për këta individë. Gjyqtarët gëzojnë benefite për përgjegjësinë, por edhe paanshmërinë”.

“Një gjyqësorë i pavarur duhet të lejojë që ata të jenë të lirë të vendosin vetë, një gjë që presupozon që ata nuk duhet të kenë ndikime përreth, qoftë nga Qeveria, institucionet tjera, por edhe nga vetë kolegët gjyqtarë. Pavarësia e gjyqtarit është garancia e paanshmërisë së tij”, tha Wiwinius.

Ndërsa Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, tha se pavarësia e gjyqësorit duhet të kuptohet si një parim thelbësor, duke shtuar se kjo pavarësi nënkupton thelbin e një shteti demokratik.

“Parimi i shtetit të drejtës është i lidhur ngushtë me mirë funksionimin e sistemit të pavarur gjyqësorë, interpretimi i normës juridike ka kufij të gjerë për zgjedhje, shpesh herë mund të lidhen kundërshtime gjatë interpretimit të saj. Parimi të drejtës së shtetit nënkupton garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut përmes një gjyqësori të paanshëm”.

“Pavarësia e gjyqësorit duhet të kuptohet si një parim thelbësor, pavarësia e gjyqtarëve dhe gjykatave është një thelb i një shteti demokratik, kjo pavarësi nuk është privilegj, por një nga detyrat themelore të gjyqtarëve”.

“Pavarësia e gjyqësorit nuk mund të kuptohet pa pavarësinë e gjyqtarit. Interpretimet e kryera nga Gjykata Kushtetuese janë të rëndësishme për të kuptuar kushtetutën dhe ligjin. E vlerësoj të nevojshme me e rikonfirmuar se vendimet gjyqësore kontrollohen vetëm nga gjykatat më të larta. Gjyqtarët janë të pavarur, ata i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve”.

Të ngjashme