10 vendet që paguajnë më shumë mësuesit

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 17:17 | Nga

Edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj është shtylla kryesore që garanton jo vetëm mbijetesën e një populli, por edhe rritjen e mirëqënies së tij.

Sado të ndryshojnë prioritetet e një qeverisjeje, arsimimi është gjithnjë e aty, njëri prej tyre, madje edhe kur bëhet fjalë për vendet më të zhvilluara të planetit.

Por cilat janë vendet që vlerësojnë më shumë ata që përhapin dijen tek brezat e rinj? World Economic Forum ka bërë renditjen e 10 vendeve që paguajnë më shumë mësuesit në bazë të të dhënave të publikuara nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik.

10. Kanadaja – Paga vjetore për mësuesit është 39 179 dollarë

9. Holanda – Paga vjetore për mësuesit është 39 205 dollarë

8. Australia – Paga vjetore për mësuesit është 40 874 dollarë

7. Spanjë – Paga vjetore për mësuesit është 42 002 dollarë

6. SHBA – Paga vjetore për mësuesit është 43 678 dollarë

5. Danimarka – Paga vjetore për mësuesit është 46,914 dollarë

 
4. Norvegjia – Paga vjetore për mësuesit është 47,445 dollarë
3. Gjermania – Paga vjetore për mësuesit 61 589 dollarë
2. Zvicra – Paga vjetore e mësuesve në këtë vend është 69 865 dollarë
1. Luksemburg – Paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë

Të ngjashme