Më 17 shkurt Kosova i mbush 10 vite nga shpallja e Pavarësisë. Gjatë dekadës së parë të shtetësisë kemi përmirësuar infrastrukturën rrugore, por ka ngecur në krijimin e vendeve të reja të punës si dhe përmirësimin e sektorit të arsimit dhe shëndetësisë.
Sipas përfaqësuesve të bizneseve dhe njohësve të sektorit të ekonomisë gjatë këtyre dhjetë viteve është dashur të bëhet më shumë për ekonominë, sidomos për sektorit prodhues.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë për Telegrafi se edhe dhjetë vjet pas Pavarësisë, Kosova ende mbete një shoqëri konsumuese dhe se buxheti i vendit vazhdon të mbushet nga tatimet dhe taksat doganore nga importi.
“Dhjetë vite pas Pavarësisë së Kosovës, ende mbetemi një shoqëri konsumuese, pa një prodhim të fuqishëm, ku buxheti mbushet nga taksat doganore dhe tatimore që vijnë kryesisht nga importi. Kjo është një e keqe për vendin për shkak se edhe pas 18 vite pas luftës nuk kemi mundur ta fuqizojmë ekonominë e vendore”, tha Shahini.
Varësia nga importi, sipas tij, është për shkak të mungesës së përkushtimit nga ana e institucioneve për zhvillimin e sektorit të prodhimit.
“Institucionet shtetërore të Kosovës, qofshin ato qendrore apo lokale, nuk e kanë pasur prioritet zhvillimin e prodhimtarisë vendore, por ajo është realizuar me iniciativa vetanake pa u stimuluar nga shteti, me konkurrencën që vjen nga jashtë, prandaj ende mbetemi të varur nga importi”, tha ai.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë së Kosovës i duhet strategji e zhvillimit.
“Nuk kemi strategji të zhvillimit kombëtar ekonomik dhe në bazë të asaj do të ishim fokusuar se çka është prioritet. Besojmë në përkushtimin e institucioneve shtetërore që duhet ndryshuar, përparuar dhe të rritet prodhimi, ndryshe Kosova do të mbetet pa prodhim dhe pa fuqinë konsumuese për të cilën qytetarët vazhdimisht kërkojnë jetë sociale më të mirë jashtë vendit”, tha Shahini.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se edhe dhjetë vjet pas Pavarësisë, Kosova ende mbete një shoqëri konsumuese dhe se buxheti i vendit vazhdon të mbushet nga tatimet dhe taksat doganore nga importi.