100 ditë në detyrë, Biden bëhet gati për fjalimin në kongres

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Në prag të 100 ditëve në detyrë, presidenti Joe Biden pranon se ka ende shumë punë përpara, por duke theksuar progresin në pandeminë koronavirus.

“Kemi shënuar progres të jashtëzakonshëm falë të gjithë popullit amerikan”, deklaroi Biden.

Sot në mbrëmje, para një sesioni të përbashkët të Kongresit ai do të listojë prioritetet në vazhdim duke u bërë thirrje ligjvënësve të cojnë përpara momentumin, nga nënshkrimi i paketës 1.9 trilionë dollarë në mars, me projektligjin prej 2 trilionë dollarësh për insfrastrukturën dhe vendet e punës dhe një propozim të ri prej 4 trilionë dollaresh për arsimin dhe kujdesin e fëmijëve.

“Do të ketë një plan qe do të ofrojë mbështetje thelbësore për fëmijët dhe familjet”, deklaroi Brian Deese, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Biden pritet gjithashtu të kërkojë veprim në zgjerimin e qasjes ndaj reformës në shëndetësi dhe mbi reformën policore. Për herë të parë në histori, dy gra do të qëndrojnë pas presidentit gjatë fjalimit në kongres, zëvendëspresidendja Kamala Harris dhe kryetarja e dhomës së përfaqësuesëve, Nancy Pelosi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme