100 emigrantë vdesin duke e kaluar bregun libian

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 18:45 | Nga

Më shumë se 100 emigrantë kanë vdekur në një anije në bregun libian këtë muaj, thotë agjencia e ndihmave.

Dy anije gome u nisën më 1 shtator, por njëra u fundos duke i mbytur njerëzit në të.

276 të mbijetuarit u morën përfundimisht në një port të Libisë, rreth 100 kilometra larg nga kryeqyteti Tripoli, raporton BBC.

Të mbijetuarit, duke përfshirë gratë shtatzëna, fëmijët dhe foshnja, janë trajtuar nga MSF për pneumoni ose djegie nga lëndët djegëse që kanë rrjedhur.

Në fillim të qershorit, 112 njerëz thuhet se u mbytën pasi një anije u fundos nga bregu tunizian.

Po të njëjtin muaj, UNHCR tha se 220 persona kishin vdekur në tre incidente të tilla gjatë dy ditëve.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), mbi 1,500 emigrantë kanë vdekur gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun vetëm këtë vit.

Destinacioni i parë për emigrantët nga Libia është Italia, por kohët e fundit ky shtet ka filluar që t’i refuzojë ata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme