Sulm në Meksikë, nëntë persona të vdekur

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Katër persona të armatosur qëlluan për vdekje nëntë persona në një Arcade me video lojëra në Meksikën perëndimore. Në mesin e të vdekurve ishin tre fëmijë të moshës 12, 13 dhe 14 vjeç.

Prokurorët në shtetin e Michoacan thanë hënën se sulmi la edhe  dy persona të tjerë të plagosur, njofton Klan Kosova.

Sulmuesit me sa duket po kërkonin për objektiva specifikë, por më pas hapën zjarr pa dallim ndaj klientëve. Dy nga viktimat ishin të moshës 17 dhe 18 vjeç.

Sulmi ndodhi të hënën në qytetin e Uruapan, ku dhuna ka arritur përmasa tronditëse.

Gjatë fundjavës, hetuesit gjetën gjithashtu trupat e dekompozuar të 11 personave në varret klandestine në Uruapan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme