Mbi 700 të vdekur nga Coronavirusi në Itali në 24 orëshin e fundit

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Coronavirusi po vazhdon ta godasë keq Italinë, ku sipas raportimeve të BBC janë regjistruar 793 vdekje nga Covid-19 në 24 orëshin e fundit – një tjetër rekord ditor.

Vetëm në rajonin verior të Lombardis,  546 persona kanë vdekur brenda një dite.

Në total 4,825 njerëz kanë vdekur tani në të gjithë vendin.

Më shumë se 53,500 persona janë konfirmuar si të prekur nga ky virus, më shumë se 6,500 që nga dita e djeshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme