Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Selatin Retkoceri, ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e nga 100 eurove për studentët, duke e quajtur atë një veprim me prapavijë politike.
Retkoceri tha se kjo masë synon të ndikojë në votuesit para balotazhit të së dielës.
“100 euroshi i ndarë në këtë kohë nuk i bën mirë demokracisë dhe është tendencë për të blerë vota në prag të balotazhit”, u shpreh ai.
Retkoceri kujtoi se veprime të tilla janë parë edhe më herët.
“Këso veprime ka pasur edhe në të kaluarën. Është një formë klasike e korruptimit të votuesve. Këto 100 euro unë do t’i quaja lemoshë, sepse ata që studiojnë nuk mund të zgjidhin asgjë me këtë shumë që kryeministri e ndan në këtë formë”, deklaroi ai në Klan Kosova.