Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të hënën në sheshin Skënderbej, do të ketë shfaqje ushtarake me dy avionë ushtarakë B-52.
Ambasada Amerikane në një postim në Facebook ka ftuar të gjithë qytetarët që të jenë të pranishëm në sheshin “Skënderbej” nga ku mund të shohin shfaqjen.
“Nderoni drejt qiellit këtë të hënë! Të rritur dhe fëmijë, mos humbisni një shfaqje të mahnitshme ushtarake dhe ejani të shihni fluturimin e dy avionëve amerikanë B-52 nga sheshi ‘Skënderbej’ të hënën, më 22 gusht.
Do të njoftojmë orën e saktë këtu në faqen tonë të hënën në mëngjes! Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s.
Aeroplanët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Evropës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë”.