103 raste të reja me Coronavirus, Zemaj zotohet për testime edhe në sektorin privat

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 15:12 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar me Coronavirus 103 persona, raporton Ekonomia Online.

Numri total i rasteve pozitive është 5 472 raste nga 30 005 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 124 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kurse janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave është gjithsej 2 640 raste, numri i rasteve aktive është 2 708.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj.

Xhevat Jakup, shef i Departamentit të Mikrobiologjisë, në një konferencë për media me krerët e shëndetësisë ka thënë se pozitiv kanë dalë 103 raste nga 459 mostra.

Ai ka sqaruar se deri më tani janë shënuar 124 vdekje.

“Me datën 16 korrik janë testuar 459 mostra prej të cilave kanë rezultuar pozitive 103 raste dhe numri total arrijnë në 5 472, nga 30 mijë persona te testuar dhe 124 raste me vdekjeve”.

Përderisa ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se kanë shtuar intensitetin e punës për të luajtur rol të rëndësishëm në ushtrimin e veprimtarisë.

Ai ka përmendur edhe themelimin e bordit për licencimin e institucioneve private, raporton EO.

“Ministria e Shëndetësisë ka rritur intensitetin e punës për të luajtur rol të rëndësishëm të ushtrimin e veprimtarisë, dhe ashtu kemi themeluar bordin për licencimin e institucioneve private dhe krijimin e kushteve për zhvillim të testimeve edhe në sektorin privat”.

“Gjithashtu kam formuar komisionin për shqyrtimin e ankesave”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/qalaj-4-mije-police-jane-te-angazhuar-per-luftimin-e-coronavirusit/

Të ngjashme