Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit të gjakut

Prishtinë | 14 Maj 2024 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Këtij aktiviteti të dhurimit të gjakut i janë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të Forcës, përfshirë komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili ka dhuruar gjak në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, tashmë tradicionalisht i përgjigjet kërkesës së Transfuzionit të gjakut për të plotësuar nevojat e mëdha që ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë,” shkruhet në njoftim.

FSK-ja bën të ditur se aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe gjatë muajit qershor nëpër të gjitha kazermat e FSK-së, në mënyrë që të ofrohet një përkrahje sa më e madhe për ata që kanë nevojë.

Të ngjashme