11 emigrantë vdesin nga fundosja e një anije në Tunizi

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 11 njerëz kanë vdekur si pasojë e përmbytjes së një anije në Tunizi, po ashtu edhe 12 persona të tjerë janë të zhdukur.

Roja bregdetare e Tunizisë i shpëtoi 14 persona të tjerë pasi anija, e cila po transportonte 37 emigrantë në Itali, u fundos të martën.

Më shumë se 1,000 emigrantë mendohet se kanë vdekur këtë vit duke u përpjekur të kalonin Mesdheun qendror.

Në shifrat e OKB-së thuhet se nga 1,033 emigrantë që llogariten si të zhdukur, 960 mendohet se janë vdekur.

Varka tuniziane u nis nga rajoni Sfax, e cila i fundos 40 milje më tej në bregun afër Chebba, Mahdia.

Të ngjashme