Përfaqësuesja e Kosovës pritet të përforcohet me disa futbollistë në një të ardhme të afërt.
Skuadra e Bernard Challandes do të bëhet me futbollistë të rinjë që luajnë kryesisht në Zvicër dhe Gjermani, raporton Zëri.info.
I pari i futbollit kosovar Agim Ademi mbrëmë në një emision televiziv bëri të ditur se përzgjedhësit Bernard Challandes do t’i shtohen disa futbollistë që luajnë në Zvicër dhe Gjermani.
Kohëve të fundit është përfolur shumë për ardhjet e futbollistëve te Kosova Kemal Ademi, Bastien Toma, Amir Saipi e të tjerë.
Por, cilët janë futbollistët shqiptarë që Kosova mund t’i afrojë në ‘fole’ në një të ardhme të afërt?
Gjithsej, kemi të bëjmë me 11 futbollistë që luajnë në Zvicër dhe që mund t’i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës.
Lista e lojtarëve në fjalë:
Kemal Ademi
Bastien Toma
Toni Domgjoni
Pajtim Kasami
Andi Zeqiri
Adrian Nikci
Kastriot Imeri
Amir Saipi
Tician Tushi
Lavdrim Zumberi
Bledian Krasniqi.