11 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren dhe Suharekë

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ekipet e saj kanë identifikuar 11 lidhje të paautorizuara në zonën e shërbimit.

Sipas kompanisë, 9 raste janë evidentuar në Prizren, ndërsa 2 në Suharekë.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kontrollet dhe inspektimet në terren po vazhdojnë, me qëllim parandalimin e lidhjeve të paautorizuara dhe keqpërdorimit të ujit.

Kompania ka publikuar edhe fotografi nga disa prej rasteve të evidentuara gjatë kontrolleve.

Të ngjashme