Një zjarr ka përfshirë një spital në Rio de Janeiro, duke detyruar stafin të largojnë pacientët në rrugë nëpër shtretër apo karroca me rrota, por që të vdekur la së paku 11 persona, shumica prej të cilëve të moshuar.
Katër zjarrfikës janë hospitalizuar pas luftës me zjarret gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes në spitalin Badim ndërsa 90 pacientë u transferuan në spitale tjera, ka njoftuar departamenti i zjarrfikjes, raporton AP.
Stafi kishte krijuar një litar nga çarçafët e shtretërve për të shpëtuar pacientët, e i cili ende vazhdon të mbetet i varur në një dritare të një kati të sipërm, transmeton Koha.net.
Shumica e viktimave vdiqën nga asfiksimi derisa tymi kishte përfshirë tërë objektin, kurse disa vdiqën pasi pajisjet që i mbanin në jetë ata dolën jashtë funksionit nga zjarri, ka thënë Gabriela Graa, drejtoreshë e Institutit shtetëror për Mjekësi Forenzike.
Carlos Outerelo, 60 vjeç, po e vizitonte nënën e tij të sëmurë kur zjarri u përhap të enjten mbrëma. Berta Gonalves Berreiros Sousa, 93 vjeçe, nëna e tij, ishte në mesin e të vdekurve.
“Na thanë që të qëndrojmë të mbyllur në dhoma pasi që tymi nuk mundet të futet brenda, dhe se gjithçka ishte nën kontroll. Por në të vërtetë, nuk ishte nën kontroll”, thotë ai jashtë morgut kur ishte dërguar trupi i pajetë i nënës së tij.
“Tymi nisi të vinte nga sistemi i ajrosjes i cili u bë i zi dhe nisi të vështirësohej shikimi”, thotë Outerelo. “Ishte e tmerrshme”.
Me të arritur zjarrfikësit, ata evakuuan njerëzit por ishte e vështirë për ta t’i lëviznin pacientët që ishin të lidhur për pajisje mjekësore.
Policia është duke e hetuar rastin.
Kryebashkiaku i Rios, Marcelo Crivella, tha se të vdekur janë 11 persona, ndërsa shpalli 3 ditë zie.