12 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave dhe ka ngritur gjithsej dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme