12 mjekë nga Peja anëtarësohen në Vetëvendosje

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

12 punonjës të shëndetësisë nga Komuna e Pejës janë anëtarësuar gjatë ditës së sotme në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i kësaj partisë, Albin Kurti, teksa ka thënë se Lëvizja po rritet.

Statusi i plotë i tij:

Sot, në Lëvizjen tonë në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. VETËVENDOSJE! po rritet sepse është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen. Ata që u anëtarësuan janë:

Rrezarta Berisha, transfuziologe;
Fazli Shala, kirurg;
Rifat Dreshaj, kirurg;
Besnik Ibraj, mjek emergjent;
Sylë Nikqi, gastroenterolog;
Valentina Ademaj, infermiere;
Valon Shala, neurolog;
Selman Kelmendi, anestezist;
Reshat Emra, kardiolog;
Fahri Hasan, pulmolog;
Driton Berisha, farmacist;
Besnik Gjikolli, farmacist.

Sot, në Lëvizjen tonë në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. VETËVENDOSJE! po rritet sepse është e vetmja organizatë ku…

Gepostet von Albin Kurti am Freitag, 26. Juni 2020

Të ngjashme