Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se Ligji për Specialen është i punuar mirë
Kryeziu u shpreh në Info Magazine tha se presidentja Justina Shiroka Pula është dashur ta nënshkruajë atë, në vend që ta kthente në Kuvend.
Sipas tij, e para e shtetit është dashur ta nënshkruajë.
“Ka edhe arsye politike sigurisht. Unë konsideroj se është presidentja e re në detyrë, jo në kuptimin e moshës dhe nuk është dashur të hyjë në këto situata të palakmueshme dhe e kthen ligjin në Parlament, dhe Parlamenti mund ta tejkalojë ligjin me 60 ose 61 vota dhe pastaj ligji hyn në fuqi drejtpërdrejtë”, u shpreh ish-nënkryetari i Kushtetueses.
Kthimi në Kuvend i Ligjit për Specialen nga ana e presidentes u bë të enjten, më 22 tetor, me kërkesën e subjekt politik që e ka iniciuar, Partisë Demokratike të Kosovës.