12 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, një në gjende të rëndë

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 12 pacientë të infektuar me COVID-19, gjashtë prej të cilëve janë me oksigjenoterapi, ndërsa një në gjendje të rëndë.

Spitali i Pejës bën të ditur se 604 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, 60 prej të cilëve janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë fundjavës në këtë spital, tetë prej të cilave ishin normale dhe katër me prerje cezariane. Kanë lindur 12 foshnje, shtatë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.

440 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4 mijë e 706 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme