12 shenjat që tregojnë se jeni duke përjetuar ankth

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 22:50 | Nga Ekonomia Online

Gjithkush nervozohet ose shqetësohet herë pas here. Për shembull kur flet në publik ose kur kalon vështirësi financiare.

Sidoqoftë, për disa njerëz ankthi bëhet aq i shpeshtë ose aq i fuqishëm sa që fillon të marrë përsipër jetën e tyre.

Si mund të dini nëse ankthi juaj i përditshëm ka kaluar ‘kufirin’ duke kaluar në një çrregullim? Nuk është e lehtë.

Ankthi vjen në forma të ndryshme – si sulme paniku, fobi dhe ankth shoqëror – dhe dallimi në mes të një diagnoze zyrtare dhe ankthit “normal” nuk është gjithmonë i qartë.

Nëse ju përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme në baza të rregullta, mund të shkoni të bisedoni me mjekun tuaj.

Shqetësim i tepruar

Probleme me gjumin

Frika të paarsyeshme

Tension i muskujve

Probleme me tretjen në mënyrë kronike

Nervozizëm para ose gjatë një paraqitje para një auditori

Ankth në prani të miqve

Panik

Parafytyrimet (shqetësime nga e kaluara)

Probleme me perfeksionimin

Sjellje të pandreqshme (maniak, fiksues)

Vetë-dyshim

Të ngjashme