Në Maqedoninë e Veriut numri i të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19 është rritur ndjeshëm menjëherë pas festave të fundvitit të kaluar.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 12 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 1 mijë e 197 raste të reja.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 7 mijë e 483 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 331 pacientë.
Sipas Regjistrit të vdekjeve të diagnostifikuara me COVID-19 nga Termini Im, janë raportuar 3 të vdekur nga data 23.12.2021 deri më 02.01.2022.
Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 5 mijë e 667.
Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 619 mijë e 276 testime të COVID-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 227 mijë e 168 pacientë, ndërsa të shëruar 213 mijë e 505, kurse vdekje 7 mijë e 996.