12 vendvotimet që do të rinumërohen sot

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

12 vendvotime nëpër nëntë komuna të vendit do të rinumërohen sërish. Numërimi i këtyre vendvotimeve pritet të nisë sot, në orën 08:30.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e vetëm 12 vendvotimeve. Sipas KQZ-së vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skënderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ndryshe, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha dje se krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, kërkesa për rinumërim të vendvotimeve në këto zgjedhje është shumë më e vogël.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme