12 verifikuesit e KQZ-së s’janë helmuar me zarfet nga Serbia, pritet të lirohen

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 13:56 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dymbëdhjetë verifikuesit e Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK nga zarfet e ardhura nga Serbia pas analizave të bëra del se nuk janë helmuar, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazi-Berisha ka thënë se 12 pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se shumë shpejtë do të lirohen, raporton Ekonomia Online.

“Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë dhe pritjet dhe e shohim nëse është e arsyeshme të gjithë pacientët do të lirohen për në shtëpi. Nuk kanë ankesa pacientët dhe prej rezultateve që kemi është konfirmuar se nuk ka sindromë infeksione”, ka thënë drejtoresha.

“Të gjitha analizat laboratorike që i kemi marrë e përjashtojnë mundësinë e ndonjë agjensi infektiv”.

Drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu ka thënë se profilet e mjekëve janë konsultuar në mënyrë që rezultatet të dalin sa më mirë.

“I vizituam 12 pacientët të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe është bërë qysh në fillim pranimi i tyre dhe është organizuar në aspektin shëndetësor që të trajtohen sa më mirë dhe të gjithë profilet e mjekëve janë konsultuar në mënyrë që rezultatet të dalin sa më mirë”.

Naser Ramadani, drejtor i IKShP-së, tha se nga e diela janë dërguar mostrat për analiza laboratorike për të konfirmuar apo jo sindromën infeksioze, raporton EO.

“Këto analiza kanë ardhur dhe kanë rezultate të gjitha negative, nuk ka infeksion dhe  pritet që në bazë të gjendjes së tyre të lirohen”.

“Analizat tjera jashtë shëndetësisë që kanë të bëjnë me burimin e kontaminimit janë çështje e autoriteteve”.

“Në bazë të rezultateve laboratorike kemi konfirmuar se nuk ka sëmundje ngjitëse dhe se pacientet kane qëndruar me të drejtë në këtë  klinikë për tu kujdesur nga mundësitë e infeksionit”.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/2880484608647207

Të ngjashme