Në qendrën e thirrjeve të KQZ-së nga 15 mijë aplikues që janë telefonuar vetëm 13 mijë prej tyre e kanë hapur telefonin dhe kanë marr aprovimin, raporton Ekonomia Online.
Këto janë bërë të ditur gjatë mbledhjes së KQZ-së, nga kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit Burim Ahmetaj.
“Sekretariati është në periudhën e shërbimit shqyrtues që është përgjithësimi i votuesve jashtë Kosovës. Nga aplikimet për regjistrim deri më tani janë proceduar 33 mijë e 500 aplikacione për plotësim, ku 17 mijë prej tyre kanë aprovimin ndërsa në refuzim janë 4 500 aplikacione”.
“Nga procesi i përmbylljes së votimit me postë apo jashtë vendit janë rreth 134 mijë e-mail të pa hapura që mendojmë t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim. Qendra e thirrjeve është duke vazhduar dhe verifikimet”.
“Nga qendra mbi 15 mijë aplikues prej tyre 13 mijë kanë hapur telefonin dhe kemi marr aprovimin e tyre”.