13 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar pas përplasjes së autobusit në Indonezi

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 34 janë lënduar pasi një autobus është përplasur në një shkëmb në provincën Yogyakarta të Indonezisë.

Shefi i policisë, Ihsan u tha gazetarëve se autobusi po zbriste një rampë të pjerrët rreth orës 14:00 të së dielës, kur shoferi humbi kontrollin.

Duke cituar dëshmitë e të mbijetuarve, Ihsan tha se shoferi dukej se ishte në panik dhe vazhdimisht ndërronte marshin për të ulur shpejtësinë.

“Ka një dëshmitar që thotë se frenat nuk funksionuan”, tha ai.

Sipas policisë, mes të vdekurve është edhe shoferi, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Bantul regency police chief Ihsan told reporters the bus had been going down a steep ramp about 2pm on Sunday when the driver lost control of the vehicle

Të ngjashme