14 burra të arrestuar në 24 orët e fundit për rrahje, ngacmim seksual e kanosje ndaj grave

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 13:09 | Nga

Pas vrasjeve të fundit të grave Policia e Kosovës duket ka nisur të ndërmarrë masa më të rrepta ndaj personave që ushtrojnë dhunë ndaj grave.

Në raportin 24 orësh të Policisë raportohet për 14 burra të arrestuar, në raste të ndryshme, për rrahje, ngacmim seksual e kanosje

Rastet kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, Klinë, Gjakovë, Fushë Kosovë etj.

Më poshtë sjellim se ku dhe kur kanë ndodhur rastet e dhunës ndaj grave:

Prishtinë 23.08.2018-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 23.08.2018-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 23.08.2018-22:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore, ku si pasoj e njëjta ka marr tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 23.08.2018-16:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull Rom i cili për shkaqe ende të panjohura e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore, e cila si pasoj e lëndimeve ka marr tretman mjekësor në QKUK. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 23.08.2018-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore dh e njëjta ka marr tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Klinë 21.08.2018-06:30. Në lidhje me rastin me datën 23.08.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër K/Shqiptare e cila si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 23.08.2018-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore dh e njëjta ka marr tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Klinë 21.08.2018-06:30. Në lidhje me rastin me datën 23.08.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër K/Shqiptare e cila si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kishnicë, Graqanicë 23.08.2018-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili përmes rrjeteve sociale kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër K/Ashkalike. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 22.08.2018-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/ Ashkalike e cila si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 23.08.2018-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili i kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht dy vajzat e tij viktimat femra K/ Shqiptare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Obiliq (NN:) 22.08.2018-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Belgjikës i cili pas një mosmarrëveshje e kishte kanosë viktimën femër Shqiptare shtetase e Belgjikës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogovc 23.08.2018-10:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili e kishte sulmuar viktimën femër K/ Shqiptare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjete dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me 9 fishekë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 19.08.2018-N.N. Me datën 23.08.2018 viktima femër K/Ashkalike ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Ashkali. Viktima nuk ka dashur të marr tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme