Ekonomia Online
FUNDIT

14 serbë vajtojnë humbjen e Kosovës, protestojnë në Pragë

14 serbë vajtojnë humbjen e Kosovës, protestojnë në Pragë

jë grup “i madh” prej 14 nacionalistësh serbë që jetojnë në Çeki kanë protestuar sot përpara Ambasadës së Kosovës në Pragë kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në kundërshtim të shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Njëmbëdhjetë meshkuj e tri gra me dy pankarta në duar në të […]

jë grup “i madh” prej 14 nacionalistësh serbë që jetojnë në Çeki kanë protestuar sot përpara Ambasadës së Kosovës në Pragë kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në kundërshtim të shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Njëmbëdhjetë meshkuj e tri gra me dy pankarta në duar në të cilat shkruante “Kosova është Serbi” janë mbledhur në protestën 25 minutëshe dhe kanë mbajtur fjalime kundër Kosovës e liderëve të saj, kundër miqve ndërkombëtarë të Kosovës duke përshëndetur vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Autoritetet çeke të sigurisë kanë ofruar sigurinë për Ambasadën e Kosovës në Pragë.

Protesta e lodhtë e serbëve, që nuk arriti të mblidhte më shumë 14 veta në Pragë kaloi e qetë dhe dëshmoi se as vetë serbët nuk po arrijnë të gjejnë mbështetje tek qytetarët e tyre për të kundërshtuar Kosovën.

Të ngjashme