14 persona kanë vdekur pas të shtënave në Meksikën veriore ku dy grupe të armatosura u përleshën në afërsi të Las Varas në shtetin e Chihuahua.
Identiteti i viktimave dhe detajet se si erdhi deri te ky shkëmbim zjarri nuk ishin menjëherë të qarta.
Kartelet e drogës shpesh përplasen në Chihuahua, që është një rrugë kryesore e trafikut të drogës në jug të kufirit nga shteti i Meksikës për në Shtetet e Bashkuara.
Konfrontimi filloi të mërkurën në ora 05:00, sipas kohës lokale dhe zgjati për dy orë, njoftoi gazeta El Universal duke cituar disa shkrime nga mediat sociale, transmeton Klan Kosova.
Tre vetë u arrestuan derisa zyrtarët kapën tre automjete, armë të rënda dhe granata.
Incidenti është i fundit në një seri të përplasjeve vdekjeprurëse midis bandave rivale të drogës dhe gjithashtu me policinë në të gjithë Meksikën.
Fundjavën e kaluar, 19 persona të armatosur u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë në shtetin fqinj Sinaloa, shtëpi për kartelin e fuqishëm të udhëhequr dikur nga Joanquín “El Chapo” Guzmán.
Maji ishte muaji më vdekjeprurës në Meksikë që nga viti 1997, ku statistikat zyrtare filluan me 2,186 vrasje. Nga dhjetori 2006 deri në maj të këtij viti, ka pasur 188,567 vrasje, sipas të dhënave të qeverisë.