14-vjeçari humb jetën në një vetaksident në Suharekë, veturën e ngiste një fëmijë

Prishtinë | 02 Jan 2022 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i moshës 14-vjeçare.

Sipas Policisë, shkak i vetaksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë dhe kushtet e rrugës.

Policia ka thënë se nga ky aksident janë edhe dy persona të tjerë që kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Prizrenit. Burime të Sinjalit ka thënë se veturën po e ngiste një fëmijë.

Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimi, nëpërmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.

“Rreth orës 16:30 min në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc ka ndodhur një vetaksident. Nga rrotullimi veturës dyshohet për një të vdekur dhe dy të lënduar! Sipas informacioneve viktima dyshohet të jetë 14 vjeç”.

Të ngjashme