14 vjet burgim për vrasje në Brodosan të Dragashit

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka shpallur aktgjykimin dënues në lartësi prej 14 vitesh ndaj të pandehurit H.S, nga fshati Brodosan i Komunës së Dragashit.

Me këtë rast i pandehuri shpallet fajtor për veprën penale “Vrasje” dhe dënohet në kohëzgjatje prej 14 vjetësh.

I njejti dyshohet se ka privuar nga jeta viktimën N.S, derisa ishte duke qëndruar në automjetin e tij.

Poashtu Gjykata atij i ka shqiptuar dënimin edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, në kohëzgjatje prej një viti.

Gjykata konform dispozitave ligjore e ka dënuar me dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 14 vjet, e gjashtë muaj.

Të ngjashme