1432 fëmijë të vrarë në Kosovë, kërkohet ndërtimi i obeliskut afër aeroportit “Adem Jashari”

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 11:04 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, të premten janë takuar me anëtarë të Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë. Temë diskutimi ishte zyrtarizmi i numrit të vërtetë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës gjenocidiale në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se institucionet vendëse dhe ndërkombëtare duhet ta dinë numrin e saktë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. E numri i saktë deri më tash sipas Nysret Pllanës, anëtar i Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë, është 1432.

Në nderim të tyre, u kërkua që të ndërtohet një obelisk në Kosovë, e ku lokacioni është përcaktuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Pllana, gjatë fjalës së tij përmendi edhe rastin e njohur si “Panda” në Pejë, ku të vrarë janë gjashtë të rinj serb.

“Nuk ka njeri që nuk e di se lufta sjelle vetëm dëme, vrasje, tragjedi familjare dhe kombëtare. Mirëpo, kur një pushtues vret fëmijët e një populli tjetër, vret edhe fëmijët e vet (siç është botërisht i njohur rasti ‘Panda’ në Pejë, ku policia serbe i vret 6 të rijnë serb, 5 prej tyre të moshës adoloshente, vetëm për t’u lënë fajin shqiptarëve)”, tha Pllana.

Pllana tha se 1392 fëmijë shqiptarë janë vrarë gjate viteve 1998/1999, dhe 40 fëmijë tjerë gjatë viteve 1981/1997, nga ushtria paramilitare serbe.

“Së pari, në Kosovë janë vrarë 1432 fëmijë që dihen deri tashti. Sepse janë shumë gra që janë vrare kur ishin shtatzëna, edhe në muajin e tetë e të nënte, që nuk është folur kurrë për fëmijët e tyre të vrarë në barkun e nënës shqiptare. Po ashtu, përkundër këmbënguljes sonë, për të pasur një statistike të saktë, e cila është përmbledhur në këtë botim, ka mundësi që të mos janë përfshirë të gjithë fëmijët e vrare në Kosove nga viti 1981 deri më 1999. Në këtë libër i keni me date, me ditë e me fotografi, vrasjen e 1392 fëmijëve shqiptare gjate viteve 1998/1999, dhe vrasjen e 40 fëmijëve shqiptare gjate viteve 1981/1997, po nga ushtria dhe policia barbare serbe”, tha tutje Pllana.

“Së dyti, ata nuk janë vetëm numra, nuk janë vetëm 1432 fëmijëve të vrarë. Janë 1432 familje të së ardhmes sonë. Janë 1432 familje më pak në këtë Kosovën tonë, për lirinë e së cilës është derdhur aq shumë gjak, sa asnjë popull tjetër në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore e këndej. Së treti, ata 1432 fëmijë nuk janë të zhdukur, siç thuhet herë pas here, edhe në Akademi përkujtimore, edhe në raste të takimeve me familjet e dëshmorëve të Kombit”, tha Pllana.

E ndërtimi i Obeliskut afër aeroportit “Adem Jashari”, nuk pritet të ketë implikime buxhetore, pasi ndërtimin e saj e ka marrë përsipër Liga Shqiptaro-Amerikane, raporton EO.

“Kërkesa ime, andaj edhe kërkesa e familjeve të këtyre 1432 fëmijëve të vrarë, është që të përjetësohen në Kompleksin Memorial në formë obelisku, në mënyrë që të kemi ku të vëmë një buqetë me lule”.

“Dikush nga ju mund ta dijë, dikush nga ju ka mundur të ketë dëgjuar, sepse këto përpjekje i kemi bere me vite, se afër Aeroportit ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ është caktuar vendi prej një hektarësh (dhurate nga Komuna e Lipjanit) ësh vënë maskota e një obelisku. Donator është Liga shqiptaro-amerikane”.

Të ngjashme