148 aktakuza për veprën penale “Dhuna në familje” në Prokurorinë Themelore në Gjakovë

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë përmes një komunikate për media ka njoftuar se brenda periudhës kohore janar-dhjetor 2021, ka ngritur 148 (njëqindedyzetetetë) aktakuza, kundër 148 personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

Si dhe, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, përfshirë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje”.

Të ngjashme